Categories Lajme

Kontrolle me dronë e radarë, 15 shoferë të ndaluar

Gjatë fundjavës policia rrugore ka arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe ka vendosur 3734 masa administrative  për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet nga njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë bërë duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si “njolla të zeza” për skak të aksidenteve të ndodhura.

Kështu, në pranga u vunë 15  drejtues mjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 135 leje drejtimi, nga të cilat 103 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3734 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore të ndara si më poshtë: 1678 masa administrative për parakalime të gabuara, 1213 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

459 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë, 203 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 125 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 56 masa për shkelje të semaforit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME