Categories Lajme

Kontrolle për vjedhjen e energjisë elektrike, zbulohen 16 raste, në pranga 2 persona

Uniformat blu kanë shtuar kontrollet për konstatimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike. Policia njofton se janë evidentuar 16 vjedhje. Kështu në pranga janë vënë 2 persona, ndërsa 11 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Në pranga janë vënë Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan. Ndërkohë në gjendje të lirë po hetohen M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër, O. K. banues në Tiranë, A. L. banues në Vlorë.  Policia ka shpallur në kërkim 3 persona.

Njoftimi i policisë Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.  Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, konkretisht: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër. DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është proceduar penalisht shtetasi O. K. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u shpall në kërkim shtetasi B. Sh., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u shpall në kërkim shtetasi R. B.

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë është proceduar penalisht shtetasi Gj. N., banues në Tropojë. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME