Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap me 100 mijë paund. Mediat britanike raportojnë se Ajet Balesi, 29 vjeç, shtetas shqiptar që jeton në Ramsbottom, afër Bury, u arrestua në terminalin e Kent më 24 janar.
Ai u mor në pyetje, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët po udhëtonte, nga hetuesit pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën paratë, të cilat ishin fshehur tek kroskoti mjetit të tij Mercedes që po drejtonte. Paratë u sekuestruan pasi dyshohet se janë fituar nga aktivitete kriminale. Gjykata e la të riun në paraburgim.