Lajme

Kontrolli mjekësor bazë, vajzat dhe gratë më të rregullta se burrat

Vajzat dhe gratë janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve shëndetësore, krahasuar me djemtë dhe burrat. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se statistikat tregojnë se nga 482.716 kontrolle të kryera gjatë vitit 2019, 60% prej tyre janë gra dhe
40% burra.

“Kontrolli Mjekësor Bazë. Statistikat tregojnë se femrat  janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve shëndetësore, krahasuar me meshkujt. Nga 482.716 kontrollet e kryera gjatë vitit 2019, 60% janë femra, 40% meshkuj”, -thonë specialistët e FSDKSH. Që nga viti 2015, kur ka nisur ky program, kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë
1.802.183 qytetarë. Nga këta: 1.096,600 femra dhe 705.583 meshkuj.

Prej prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme. z.tosku

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close