Categories Lajme

Konventa e Bernës e shqetësuar i bën thirrje qeverisë: Rishiko projektin për aeroportin e Vlorës, Vjosë-Nartë është një zonë e mbrojtur, nuk është bërë asnjë studim mjedisor!

Konventa e Bernës thirrje qeverisë për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar dhe vendim për të vlerësuar nga afër situatën me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Tre çështje mjedisore sensitive kanë marrë vëmendje në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës të mbajtur më 29 nëntor – 03 dhjetor 2021 në Strasburg: Statusi i mbrojtjes së lumit Vjosa, projekti i aeroportit në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe procesi i rishikimit të kufinjve të rrjetit të zonave të mbrojtura. Komiteti vendosi të mbajë të hapur çështjen e lumit Vjosa si dhe të zhvillojë një vlerësim të situatës në terren në 2022 në lidhje me aeroportin e Vlorës.

Komiteti i Përhershëm përsëriti shqetësimin e tij të thellë në lidhje me planet për urbanizimin e Zonës së Mbrojur Vjosë-Nartë, përfshirë ndërtimin e një aeroporti, dhe i kërkoi qeverisë t’i rimendojë këto plane. Komiteti theksoi se vlerat natyrore të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë janë evidente dhe nevojitet një regjim i fortë mbrojtjeje.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe planet për urbanizim të Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë janë kundërshtuar nga një koalicion i gjerë i rreth 50 organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Projekti i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë do të jetë nën vëzhgim edhe nga lupa e Konventës së Bernës. Komiteti vendosi krijimin e një grupi ekspertësh ndërkombëtarë të pavarur për të zhvilluar një vlerësim në terren brenda vitit 2022.

Misioni i vlerësimit në terren do të shohë me detaje situatën e aeroportit të Vlorës, i cili është në fazën e ndërtimit pavarësisht se nuk ka përfunduar asnjë Vlerësim Strategjik Mjedisor për zonën Vjosë-Nartë.

“Vizita në terren e një misioni të posaçëm të Konventës së Bernës është shprehje e shqetësimit të jashtëzakonshëm të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me urbanizimin e zonës Vjosë-Nartë dhe me pasojat negative të pakthyeshme të aeroportit të Vlorës në larminë bologjike të Shqipërisë.

I bëjmë thirrje qeverisë të mbrojë zonat e mbrojtura dhe të heqë dorë nga tjetërsimi i tyre në troje ndërtimi”, tha Taulant Bino, President i Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS).

Komisioni i Përhershëm shpreh shqetësimin në lidhje me reduktimin e mundshëm të rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura dhe vonesat në përgatitjen e Planit të Menaxhimit të Baseneve Lumore.

Ndërsa qeveria shqiptare është pranë finalizimit të shpalljes së zonës së lumit Vjosa si Park Natyror (Kategoria IV), Komisioni i Përhershëm i kërkoi autoriteteve shqiptare të sqarojnë pse propozimi i EcoAlbania dhe IUCN, i bazuar në studime të gjera për ta shpallur “Lumin Vjosa” si Park Kombëtar (Kategoria II), nuk është marrë parasysh.

“Me mbështetjen e 20 organizatave të tjera dhe bazuar në propozimet e Unionit Ndërkombëtar të Zonave të Mbrojtura (IUCN), ne kemi dorëzuar propozimin zyrtar pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që në shkurt 2021 dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë propozim.

Edhe pse jemi në dijeni të procesit të nisur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për shpalljen e lumit Vjosa Park Natyror, ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht propozimin për t’i dhënë lumit Vjosa dhe degëve të saj statusin më të lartë të mbrojtjes, atë të Parkut Kombëtar”, tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME