Categories Lajme

Korça dhe Saranda pa muzikë, operatorët turistik nuk pajtohen me vendimin e qeverisë

Akt normativ i qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20 00, ka ngjallur kundërshtime mes operatorëve turistikë. Ata thonë se efektet në sezonin turistik do të jenë të menjëhershme, sikurse edhe në ekonomi. Kur ora vajti 20:00, muzika në Korçë u ndal!

Akti normativ i qeverisë në kuadër të masave kundër koronavirusit u zbatua, por  klientët mbetën të pakënaqur. Lokalet e muzikës LIVE ishin bosh. “Nëse ne na ndalohet muzika këtu nuk ka punë fare.Pronarët e cilësuan vendimin goditje për aktivitetin!  Pasojat thonë se do të jenë të menjëhershme në shkurtimin e stafeve.

“Mund të jenë 2-3 tavolina dhe nuk mund të mbaj më 3-4 veta, edhe në kuzhinë do të ngelë vetëm një persona.” Për herë të parë pas kaq shumë vitesh serenatat nuk dëgjoheshin askund. “Nuk është mirë pa muzikë, ne jemi mësuar me muzikë.”

Operatorët turistikë në bregdet po ashtu shprehën kundërshtim për ndalimin e muzikës! Turistët sipas tyre kanë nevojë për argëtim. “Ta shohin me fleksibilitet këtë situatë.” Vendimi i qeverisë sipas operatorëve turistik do te ketë efekt negative në sezonin turistik që këtë vit vijon mes pandemisë së koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME