Prona vijon të jetë mollë sherri. Një 68 vjeçar ka plagosur me thikë fqinjin 60 vjeçar mesditën e sotme, (14 gusht 2022) rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë.
Sipas policisë Niko Prifti gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Rustem Beqiri, 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar në polici autorin e dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.