Lajme

Korçë/ Jetonte në banesë me nënën e paralizuar, gjendet i pajetë 64-vjeçari. Ja dyshimet e para të policisë

Një 64-vjeçar është gjendur i vdekur ditën e sotme në banesën e tij në Korçë. Mësohet se ai jetonte bashkë me nënën e tij të moshuar e cila ishte e paralizuar.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e 64-vjeçarit ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, e moshuara është gjetur në lot në pamundësi për të lëvizur dhe për t’i ardhur në ndihmë të birit.

Identiteti i 64-vjeçarit nuk dihet ende ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë dhe ambulanca.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close