Categories Lajme

Korçë, makina përplas 16-vjeçarin. Niset me urgjencë për në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Symizë në Maliq, ku një makinë ka përplasur një 16-vjeçar i cili po transportohet drejt spitalit të Korçës. Momentalisht nuk dihet asgjë për shëndetin e të miturit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat.

I aksidentuari bëhet me dije se është R. J., i cili ka qenë duke ecur anash rrugës.

Më datë 04.10.2020, rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME