Categories Lajme

Korçë, me automatik në makinë, arrestohet 32-vjeçari pas kontrollit ”blic”

Një 32-vjeçar me iniciale K.SH. është arrestuar nga policia në Korçë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Benz në vendin e pasagjerit është gjetur një automatik me 9 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI “Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me a rmë z jarri me vete. Qarkullonte me a rmë z jarri në automjet, vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik me municion.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të komisariateve në varësi të saj, vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kr iminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte me a rmë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Korçë, në fshatin Rëmbec, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me 9 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e H etimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., për veprën p enale “A rmëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME