Categories Lajme

Korçë, organizonin baste përmes telefonit, procedohet 3 persona

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë dhe sekuestrohen 3 aparate celulare që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasit S. P., 52 vjeç, R. S., 17 vjeç dhe F. M., 17 vjeç, banues në fshatin Dishnicë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm ushtronin këtë veprimtari të kundërligjshme në një lokal në fshatin Dishnicë, Korçë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për dokumentimin e kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve S. P., R. S. dhe F. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, nga një telefon celular, që dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive.” – bën me dije policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME