Një video për TikTok vendos në lëvizje Policinë e Korçës. Në video shihet një person i shtrirë në mes të rrugës, i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku, ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër. Kjo skenë ka alarmuar qytetarët, kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, por më pas janë përballur me këtë skenë “qesharake”. Protagonisti i videos është shoqëruar në komisariat.
Categories
Lajme