
Një i ri ka është shpallur në kërkim nga policia pasi me një mjet prerës ka hyrë në një supermarket në Korçë dhe ka vjedhur një shumë parash.
Mësohet se i riu ka kërcënuar me mjetin prerës shitësen dhe më pas arriti që të merrte një shumë parash dhe të largohej. Policia bën me dije se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.