Categories Bota, Lajme, Teknologji

Koreja e Jugut tani ka një “spikere të lajmeve”, e aftë të punojë 24 orë në 7 ditë, pa ndërprerë

Një studim i fundit zbuloi se më shumë se 85 milionë vende pune nga njerëzit do të jenë të tepërta në pesë vitet e ardhshme për shkak të automatizimit. Dhe ky parashikim duket i vështirë për tu mohuar, nëse kemi parasysh edhe një lajm të fundit. Siç bëhet e ditur nga disa media të huaja, edhe puna e një spikeri lajmesh është automatizuar në Korenë e Jugut tani. Sipas Korea JoongAng Daily, kanali kabllor i Koresë së Jugut MBN u bë transmetuesi i parë në vend që raportoi lajmet me përdorimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (AI).

MBN e ka kthyer spikeren e lajmeve Kim Ju-ha në një entitet AI që është plotësisht i kontrollueshëm nga kompania. Siç bëhet e ditur, spikerja virtuale e lajmeve – e dubluar si AI Kim – është pothuajse identike me homologen e saj njerëzor, si për nga pamja, nuanca dhe tingulli i zërit të saj. Madje edhe lëvizjet e zakonshme të Kim me stilolapsin gjatë raportimit dhe gjeste të tjera të vogla janë imituar për të arritur përsosmërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME