Lajme

Koronavirusi i merr jetën Bashkim Finos

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 58-vjeçare deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Mësohet se Fino është ndarë nga jeta sot rreth orës 04.00 të mëngjesit, ndërsa prej disa kohësh po luftonte me COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, zv/ kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto me Finon shkruan: “Tani je ne qiell shoku im”. 

KUSH ËSHTË BASHKIM FINO

Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.

Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: