Categories Lajme

Koronavirusi i mori jetën studentes 22-vjeçare, Universiteti i Tiranës: U prenë në mes ëndrrat e saj

niversiteti i Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Euxhena Jorgji për shkak të COVID-19. Në postimin e bërë në faqen zyrtare, UT shkruan se Jorgji kishte përfunduar studimet bachelor në degën e Financës me rezultate të larta dhe largimi i parakohshëm nga jeta i ndërpreu në mes ëndrrat e saj.

Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve për këtë humbje të madhe. Jorgji ishte shtruar prej një muaji në spitali Infektiv por nuk mundi ta fitonte dot betejën me COVID-19 duke mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme. Mësohet se ajo vuante nga një sëmundje e njohur si autoimune lupus.

Postimi i plotë: Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji.

Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj. Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës. Prof. Dr. Artan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME