Lajme

Koronavirusi/ Kryeministri kinez i kërkon BE-së ta ndihmojë në furnizimin me rezerva mjekësore

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian, për furnizime urgjente ndaj Kinës, kryesisht për rezerva mjekësore nga shtetet anëtare.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga mediat e huaja, që Kryeministri Li Keqiang i ka kërkuar BE-së që të ndihmojë me furnizime mjekësore nga vendet anëtare, kjo pasi qeveria kineze ka shumë nevojë në këtë situatë delikate që ndodhet ku kanë vdekur 259 njerëz dhe mbi 12 mijë të tjerë janë infektuar.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 259 njerëzve, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close