Categories Lajme

Koronavirusi – Studentja shqiptare në Kinë apelon për ndihmë

Josilda Ndreaj njëra nga dy studentet shqiptare cila studion në Wuhan epiqendrën e koronavirusit vdekjeprurës, përmes Top Channel apelon për ndihmë për tu kthyer në Shqipëri.

Gjatë një bisede me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ajo kërkon të ndihmohet për tu larguar sa më parë nga Kina. Dublin-Grafikë-”Dua të iki sa më shpejt nga këtu. Situata sa vjen e po përkeqësohet. Vetë e kam të pamundur financiarisht të lëviz. Dua të kthehem në Shqipëri. Do ti jem mirënjohës qeverisë shqiptare apo gjithkujt që do të mund të më ndihmoj në këto momente të vështira ku gjindem”.

Ndërkohë Top Channel ka mësuar se për rastin e Josilda Ndreajt ambasada shqiptare në Kinë i ka dërguar një shkrese urgjente Ministrisë së Europës dhe Punës së Jashtme duke e vënë në dijeni të kërkesës së saj. Një ditë më parë ajo i tha Top Channel se studionte në universitetin e Wuhan por për momentin kishte marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti tha ajo na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fshehu frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje. “Sigurisht që kam pasiguri Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën” do të deklaronte ajo. Josilda tha po ashtu se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME