Categories Lajme

Korruptoi policët me 10 mijë euro që ta lironin, arrestohet pas 1 viti trafikanti i dënuar

Një 45-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 18 Dhjetor 2018. Bëhet fjalë për Alfred Mikelin, i cili është dënuar për veprën penale të trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

Ai u kap në fshatin Qerret të Kavajës gjatë një operacioni të koduar “Last Move” i forcave të Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës.

Gjithashtu, ndaj tij ka edhe një masë sigurie arrest në burg për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.

Alfred Mikeli u kap edhe 1 vit më parë si person në kërkim pasi ishte dënuar në mungesë. Kanë qenë dy efektivët e Policisë së Durrësit Gëzim Lluka dhe Viktor Buca të cilët e arrestuan. Por rrugës teksa po e transportonin me makinën e policisë, Alfred Mikeli u ofroi 10 mijë Euro policëve, nga 5 mijë Euro secilit, për ta lënë të lirë. Dhe kështu ndodhi. Dy policët e lanë të lirë Alfred Mikelin të largohej në këmbim të parave. Por SPAK nisi hetimet për këtë rast dhe konkludoi me arrestimin e dy efektikëve Gëzim Lluka dhe Viktor Buca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME