Categories Lajme

Kosova dhe Serbia takohen në Berlin, zbulohet tematika e bisedimeve

Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan të hënën një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre. Diskutimet për një marrëveshje të re për linjën hekurudhore ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasuan nënshkrimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, me ndërmjetësimin ambasadorit amerikan, Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton VOA.

Ambasadori Grenell, gjatë vizitës që zhvilloi javën e kaluar në Prishtinë dhe ne Beograd tha se “për këtë tashmë ekziston një marrëveshje në parim”. Ministria e Infrastrukturës në Kosovës caktoi dy zyrtarë të saj për të marr pjesë në negociatat për çështjen e linjës hekurudhore. Ministri Pal Lekaj tha se “ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se zbatimi i një marrëveshjeje të tillë do të marr kohë më të gjatë, për shkak të problemeve me infrastrukturën. “Një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëm Kosovës. Janë qindra mijëra njerëz tanë që janë detyru me i ra në Serbi, disa prej tyre tani e kanë alternativë edhe aeroplanin. Mund të jetë edhe treni një opsion, mirëpo nuk është ndonjë ofertë e mirëfilltë tash për tash, edhe nëse ndodhë marrëveshja praktikisht është një infrastrukturë shumë e dobët, jo aq adekuate për përdorim”, tha zoti Haradinaj.

Ai hodhi poshtë pohimet se përpjekjet e fundit për të arritur marrëveshje teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë, janë një rinisje e bisedimeve për normalizimin e marrëdhnëieve ndërmjet tyre. “Nuk kam drejt ta definoj si dialog, por fakti që po ndodhin disa marrëveshje që kanë ta quaj ashtu, një karakter të qarkullimit të njerëzve, për shkak të taksave tash është më i vështirësuar e mirëpresim, këtë e kemi kërkuar edhe më herët për një dialog pa kushte, pa u heq taksa”, tha kryeministri Haradinaj.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME