Lajme

Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë unifikimin doganor më 26 nëntor

Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për REL se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacioneve të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tregon se më këtë marrëveshje planifikohet që të mos kërkohen dokumente të panevojshme, por të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close