Categories Lajme

Kosova ndan tre milionë euro për restorantet e hotelet, rriten pensionet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi sot në mbledhjen e qeverisë është vendosur se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti në një konferencë për media tha se do të ndihmohen bizneset e vogla, sektori restoranteve dhe hoteleve, do të rriten pensionet si dhe do të ndihmohen komunat e të tjera.

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro që do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pesë milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesimin Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, tha ai.

Gjatë prezantimit, Hoti tha se do të ndahen edhe 1 milion euro për programe të veçanta që përmirësojnë pozitën e gruas në shoqëri.

“Program i veçantë për të përmirësuar pozitën e gruas, në shumë prej 1 milion euro. Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi – ku 40 shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për pajisje tjera.

11 milionë euro për shtesa në pagë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë. Për Ministrinë e Bujqësisë kemi ndarë 12 milionë euro. Ministrinë e Tregtisë kemi ndarë 9 milionë euro, 3 milionë për sektorin e gastronomisë”, shtoi Hoti.

Më tej, Hoti tha se komunat do të ndihmohen me 7 milionë euro për të menaxhuar pandeminë.

“Do të rrisim fondin për garanci kreditore me 40 milionë euro, do të mbulojmë edhe tarifën kreditore. Do të ndihmojmë ndërmarrjet publike me 21 milionë euro.

Në ministrinë e Ekonomisë do të ndahen 16 milionë euro. Ministria e Zhvillimit Rajonal do të përfitojë 1 milionë euro. Do të rrisim pensionet që janë nën 100 euro për tre muaj”, u shpreh Hoti. Kryeministri në detyrë tha gjithashtu se secili qytetarë do të ndjej ndihmën nga shteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME