Categories Lajme

Kosova regjistron 296 raste me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 296 raste të reja me koronavirus, nga 1,659 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu, se brenda ditës nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes shtatë persona.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu, se brenda ditës nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes shtatë persona. Rastet fatale janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55,135  dhe 1,399 janë viktimat. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME