Lajme

Kosovarët humbën jetën, eksperti kroat: Nuk kishin rrip sigurimi, s’do marrin dëmshpërblim…

Familjet e viktimave kosovare që humbën jetën në autobus në aksidentin tragjik në Kroaci, nuk do të marrin dëmshpërblim sipas përfundimit të fundit të ekspertit në Ministrinë e Brendshme kroate.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.

Autobusi që u aksidentua është i prodhimit më të ri dhe të gjitha sediljet ishin të pajisura me rripa sigurie, raporton portali kroat, Telegram.

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: