Lajme

Kosovë, 24 humbje jete dhe 890 raste në 24 orë

Situata e Covid-19 në Kosovë është e rëndë dhe kjo ka alarmuar autoritetet shëndetësore. Mediat vendase shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me virusin të paktën 24 persona, ndërsa janë regjistruar të infektuar 890 persona. Sipas raportit, kanë arritur të shërohen mbi 1 mijë persona.

Ndërkohë vijon dhe procesi i vaksinimit, ku aktualisht janë imunizuar pothuajse 1 milionë banorë, (922.623 persona) me një dozë, dhe mbi 300 mijë kanë marrë të dyja doza.

Situata është alarmante në Kosovë, pasi kujtojmë se këto ditët e fundit kanë ndërruar jetë gra shtatëzanë, në moshë të re. Më herët një mjek Kosovar njoftoi se varianti Delta po prek rëndë edhe moshat e reja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: