Lajme

Kosovë, 585 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.

Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372. Në total numri i rasteve aktive është 3.339.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close