fbpx
Lajme

Kosovë, 71 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë

Situata e koronavirusit në Kosovë duket se ka shkuar drejt uljes. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin u kryen 608 tampone prej të cilëve 71 persona rezultuan pozitivë.

Në total që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 14.763 të infektuar. Fatkeqësisht një tjetër person ka humbur betejën me koronavirusin me një total prej 601 viktimash.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.

Rastet pozitive janë nga – komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button