Lajme

Kosovë, asnjë humbje jete brenda 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë e COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 6 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi: 11 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.

Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504. Në total numri i rasteve aktive është 429.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: