
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Gllarevë të Klinës, si pasojë e të cilit janë lënduar gjashtë persona.
Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Klinë.
“Të lënduarit janë transportuar për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.