Lajme

Kosovë/ Digjen dy kamionë të vendosur si barrikada nga grupet serbe

Pas tensioneve për ditë me radhë në veri të Kosovës së fundmi u mor vendimi për heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët në Mitrovicë duke nisur nga dita e enjte.

Megjithatë në orët e para të mëngjesit dy prej kamionëve të përdorur si barrikada në vendin e quajtur “Kërshi i Dudës”janë gjetur të djegur.

Vendosja e barrikadave nga grupet serbe u bë pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close