Lajme

Kosovë, Mësohet se një 36-vjeçar është goditur nga treni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në komunën Skenderaj në Kosovë. Mësohet se një 36-vjeçar është goditur nga treni, ndërsa autoritetet lokale dyshojnë se i riu ka bërë vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi dha më shumë detaje. “Rasti është pranuar në orën 06:43 dhe v iktima është e moshës 36 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt.

Policia ka pranuar informacion se një person është goditur nga treni, njësia është përgjigjur në atë rast menjëherë, kur kanë shkuar aty mjeku ka konstatu se personi është pashenja jete. Kemi mendu që është aksident me fatalitet, sipas rrethanave më shumë ka gjasa që është vetëvrasje”, ka deklaruar ai./Express/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close