Ndonëse zyrtarisht ka trokitur vera, në Kosovë po ndodh e kundërta. Ditën e sotme janë regjistruar reshje dëbore në zonat malore të Kosovës, konkretisht në Brod të Dragashit.
Në këtë zonë bora ka mbuluar gjithçka ndërkohë që ditët e fundit temperaturat kanë pësuar ulje, ndërsa ka pasur edhe reshje shiu.