Categories Covid-19, Lajme

Kosovë, Paralajmërohet vala e re e COVID-19

Profesionistët shëndetësor shprehen se Kosova mund të përballet me një valë të re të koronavirusit, për shkak të rritjeve të rasteve në shtetet tjera. E, në këtë situatë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e sheh si të papranueshme që kjo ministri të udhëhiqet me ushtrues detyre.

Zemaj tha që nga fillimi i përhapjes së Covid-19 nuk ka pasur menaxhim të pandemisë. Ai tha për Ekonomia Online se Qeveria nuk e ka vëmendjen te menaxhimi i pandemisë, e sipas tij kjo mund të shkaktoj përkeqësim të situatës.

“E kemi potencuar që nga fillimi se menaxhim pothuajse fare nuk kaKa veprime ad-hoc të pa analizuara me mos përkrahjen e rekomandimeve të profesionistëve të fushës dhe kjo gjithmonë rikthehet në pasoja. Pavarësisht situatës së qetë pandemike çdo herë kur ka veprime të masave shihet që janë masa të pa analizuara që janë në konflikt me njëra-tjetrën dhe më së paku i kontribuojnë ruajtjes së shëndetit publik.

Kjo është shqetësuese për neve dhe sigurisht e kemi thënë që duhet një vëmendje tjetër dhe një përkushtim në raport me menaxhimin e pandemisë. Nuk kemi parë hapje të kontrolluar dhe për këtë arsye e quajmë keqmenaxhim. Me masat e reja shqetësimi im është që do të kemi një situatë të përkeqësuar në të ardhmen e afërt dhe pa një vëmendje të qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë”, tha Zemaj.

Sipas tij, rritja e numrit të rasteve në rajon dhe vdekjeve tregon që detyrimisht Kosova do t’i nënshtrohet një vale të re. “Çdo herë ajo që shihet në rajon dhe Evropë duhet të jetë shqetësim për ne. Sektori më i rëndësishëm në situatën në të cilën gjendet ministria e Shëndetësisë me ushtrues detyre. Kjo tregon që Qeveria nuk e ka vëmendjen dhe nuk e ka prioritet situatën me menaxhimin e pandemisë.

Rritja e numrit të rasteve në rajon, vdekjeve tregon që detyrimisht edhe ne do t’i nënshtrohemi një vale të re, prandaj vaksinimin masiv nuk e kemi parë. Çdo grumbullim i cili bie në konflikt me analizat që janë në terren në situatën epidemiologjike sigurisht që mund të reflektojë edhe në rritjen e numrit të rasteve. Për këtë arsye kërkohet mbikëqyrje e përkushtim.

Si duket nuk është prioritet për Qeverinë e Kosovës, përkrahja në aspektin legjislativ, ndryshimet që duhet të jenë përmbajtjesor enë shëndetësi. Mungesa e barnave në mënyrë ekstreme, mungesa e përkrahjes për pensionistët shëndetësor dhe mungesa me kapacitetet të infrastrukturës. Këto janë të metat më të mëdha që po i  shohim në vazhdimësi”, tha ai.

Ndërsa infektologu, Ilir Tolaj tha se në qoftë se nuk vazhdon vaksinimi masiv, ekziston rreziku që Kosova të preket nga valë të reja. “Ky variant i ri ende nuk ka marrë përmasat e një kërcënimi serioz në kuptim të zëvendësimit të variantit Delta dhe në kuptim të shfaqjes së një vale të re përderisa do të ketë popullatë e cila është e ndjeshme në infeksionin.

Derisa do të ketë banorë në Kosovë të cilët ose nuk e kanë kaluar në mënyrë të natyrshme infeksionin ose nuk janë vaksinuar rreziku potencial që këta të infektohen ekziston. Prandaj në qoftë se llogarisim se rreth 700 mijë njerëz janë vaksinuar atëherë një gjysmë milion në Kosovë ende janë të pambrojtur e të cilët janë fëmijët e vegjël të cilët nuk ë kanë kaluar Covidin në mënyrë masive dhe nuk ka filluar vaksinimi i tyre”.

“Rreziku do të ekzistojë që me një variant delta plus edhe në Kosovë do të mund të ketë valë të reja në qoftë se vaksinimi nuk vazhdon me këtë trend. Infeksioni me Covid lenë pasoja afatshkurtra dhe afat gjate. Sfera mendore dhe sistemi nervor qendror me siguri që janë të atakuar nga Sars cov2.

Fakti i pandemisë si problem gjithë botëror, i mbylljeve dhe prej të cilit infeksion mund të vdesësh është presion jashtëzakonisht i madh në sferën mendor e të secilit prej pacientëve dhe të kolektiviteti duke rezultuar me një stres pos-tramutaik që ka pasoja afatgjate”, tha Tolaj.

E pulmologu Flamur Marku ,thotë se aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë më shumë se gjysma e pacientëve janë të pa vaksinuar. Megjithatë, doktor Marku tha se varianti Delta Plus përhapet më shpejt dhe në gjendje më të rënduar. “Aktualisht gjysmën e pacientëve i kemi të pa vaksinuar dhe sigurisht këta që janë post-covid, pacientët që kanë qenë të pa vaksinuar dëmet kanë qenë më të mëdha në mushkëri sesa te këta që kanë qenë të vaksinuar dhe ato janë probleme që tani kanë shkaktuar me fibroza të ndryshme”.

“Për variantin delta plus pas të dhënave që kemi marrë po lexojmë çdo ditë nga raste të ndryshme në botë. Është një variant me përhapje më të shpejtë dhe gjendje më të rënduar. Të gjitha format e Covidit qoftë variantet e mëhershme apo të reja në momentin kur kanë shkaktuar pneumoni ka qenë faza më e rrezikshme.

Në momentin kur ulet funksionimi normal i mushkërive atëherë do të kemi probleme dhe nevojën për oksigjen ose hospitalizimit”, tha Marku. Mes tjerash, Marku tha se në Kosovë mund të ketë edhe valë të tjera të Covidit, e siç thotë ai mund t’i prekë më shumë të rinjtë, pasi ka rënie të interesimit për vaksinim nga moshat e reja.

“Duke i përcjellë të dhënat nga Evropa kam frikë se mund të prekemi prapë nga një valë tjetër por meqenëse numri i të vaksinuarve është i lartë shpresojmë ta kalojmë më lehtë se valët tjera. Në momentin kur është relaksuar situata ne kemi pasur numër më të vogël të pacientëve dhe kështu ka rënë edhe interesimi për vaksinim sidomos nga moshat e reja.

Dhe frika jonë është kjo sepse mund të kemi shumë të rinj që mund të infektohen me variantin e ri duke iu shkaktuar edhe pneumoni dhe iu dëmtohen mushkëritë dhe do të ketë nevojë të madhe për hospitalizim”, tha ai./GazetaExpress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME