Categories Covid-19, Lajme

Kosovë, Shuhen dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive në Kosovë njëri 41 vjeç

Kanë humbur betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të infektuar që po trajtoheshin në Klinikën Infektive, njëri prej të cilëve ishte 41-vjeç dhe pa sëmundje tjera shoqëruese.

Infektologia, Sadije Namani e cila është për momentin është në krye të kësaj klinike, deri në caktimin e një ushtruesi të detyrës së drejtorit, ka bërë të ditur se për momentin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 88 pacientë, prej të cilëve 57 me oksigjeno terapi dhe dy të intubuar, raportojnë mediat e Kosovës.

“Nga raporti i fundit, ne i kemi gjithsej 88 pacientë që po trajtohen në Klinikën Infektive. Prej tyre 57 janë me oksigjeno terapi, dy pacientë janë të intubuar, me respirator dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në kujdesin intensiv.

Rastet që kanë ndërruar jetë fatkeqësisht ka qenë një i ri 41 vjeçar nga Komuna e Prishtinës, i cili ka ndërruar jetë ditën e 9 pas hospitalizimit, edhe një i moshuar 85 vjeçar, edhe ky në fund të javës së dytë të hospitalizimit, ditën e 13 ka ndërruar jetë, kanë qenë në gjendje të rëndë të intubuar. I pari ka 1979 i lindur në Komunën e Prishtinës i dyti 1935 nga Prishtina po ashtu.

Siç tha Namani, 41-vjeçari nuk ka dhënë të dhëna për sëmundje shoqëruese, ndërkaq i moshuari ka pasur sëmundje shoqëruese. Sa i përket variantit të ri të COVID-19, Namani theksoi se në Klinikën Infektive nuk ka pasur pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me variantin e ri të virusit.

Infektologia Namani foli edhe për rastet e riinfektimit me coronavirus, ku tha se janë duke i hulumtuar këto raste.

“Gjithsej kanë qenë katër në Klinikën Infektive, se mendimi im personal është se duhet me u verifiku nëse ata vërtetë kanë pasur virus para disa muajve. Dy rastet me riinfektion njëri i pranuar sërish pas disa muajve dhe tjetri një herë, mendoj se në testimet e para pa manifestime klinike me një mostër pozitive dhe ritestim negativ, nuk kanë pasur infeksion me Sars-Cov2”, tha Namani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME