Ditën e sotme pritet që në Kosovë të mbërrijnë 38,400 vaksina antiCOVID-19. Ditën e hënë në Kosovë kanë arritur mbi 3,000 doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, ndërsa sot do të vijnë doza të AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.
Po javën e kaluar Kosova ka marrë 4,680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat po vaksinohen punonjësit shëndetësorë. Në këtë shtet po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID edhe për grupmoshat mbi 65 vjeç.