Lajme

Kosovë,14-vjeçari shqiptar mori makinën e të atit për të shëtitur shokët, humb jetën një prej tyre

Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi pas një aventure të nisur bashkë me miqtë e tij. Mediat e Kosovës shkruajnë se rreth orës 16:30 të pasdites së sotme një 14-vjeçar mori makinën e të atit, thirri dy miqtë e tij bashkëmoshatarë dhe vendosën të bënin një shëtitje në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc.

Njoftimi i policisë: Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. V iktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: