Sekuestrohen 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. D roga është kapur sot ne mesdite në Kostur. Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke.
Mjeti fillimisht nuk i është bindur thirrjes së policisë, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar.
Më pas mjeti është gjetur i braktisur dhe brenda tij 3 çanta me 65 kg 880 gram m arijuanë. Ndërkohë që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim trafikantët, shqiptarë 19 dhe 30 vjeç. Operacioni vijon ende për kapjen e tyre.