Lajme

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK.

Prokurori Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër.

Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.

Por pavarësisht kësaj procedure, ai u konfirmua në detyrë nga KPK. Ndërkohë që shkalla e dytë, KPA e shkarkoi atë nga detyra.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004.

Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e K rimeve të Rënda.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: