Categories Lajme

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fida Osmani

Komisioni nuk e pranoi kërkesën e gjyqtares së Tiranës Fida Osmani për çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin dhe e shkarkoi për problemet e konstatuara në kriterin e pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani.

Gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflik interesi në gjykimin e disa çështjeve.

Osmani pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi çelje të hetimit edhe për dy kriteret e tjera. Kryesuesja Valbona Sanxhaktari sqaroi në fillim të seancës se kërkesa e subjektit për çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk ishte pranuar.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin.

Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. /Reporter.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME