Categories Lajme

KQZ: 927 tentativa për votim të dyfishtë në Shqipëri

Gjatë votimit në zgjedhjet vendore që janë duke u zhvilluar në Shqipëri janë evidentuar 927 raste të tentativës së votimit të dyfishtë. Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat shtoi se në KQZ deri tani kanë mbërritur 29 denoncime.”

“Kanë ardhur 29 denoncime të paktën formalisht, janë 4 denoncime nga 2 subjekte zgjedhorë, 2 nga PS dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. PS ka denoncime për kandidatin e BF në Elbasan dhe në Tiranë, në 2 raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. 1 denoncim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për shpërndarje të bazës materiale për orët e para të procesit të votimit.

24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Bashkitë me më shumë probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësit, Dropulli, Kamza, Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e pajisjes Pay, ka denoncime për intimidimin e votuesve, lidhur me postimet, me përmbajtje elektorale në rrjetet sociale, natyra e denoncimeve. Ka denoncime dhe për votim familjar në disa qendra votimi apo bashki.

Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes, janë 998 mijë e 663 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes elektronike që janë edhe votues, kjo për ata persona që identifikojmë përmes pajisjes, nga këto janë 98,83 për qind që iu është marrë shenja e gishtit, pjesa tjetër janë lexuar përmes kartës, por shënja e gishtit nuk ka qenë e mundur. Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. 14 mijë e 654 votues për herë të parë“, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME