Categories Lajme

KQZ: Do të hetojmë kush ka vendosur gishtin më shumë se një herë

“Pas fazës së parë, do bëhet kryqëzimi i të dhënave të të gjithë pajisjeve të shpërndara në territorin e Republikës së Shqipërisë në të gjitha QV e përmes kryqëzimit të të dhënave do shohim nëse do ketë raste të votimit të një zgjedhësi në disa raste në QV të ndryshme apo brenda të njëjtës.

Marr shkas edhe nga këto video që janë transmetuar në rrjete sociale, e kemi thënë disa herë, qëllimi i përdorimit të kësaj pajisje ka qenë të regjistronte gjurmët e gishtit të të gjithë atyre që shkonin për të votuar, ata që për arsye të ndryshme kanë dashur ta provojnë për sport, apo edhe për arsye të tjera të paligjshme, e kanë vendosur disa herë në pajisje gishtin do evidentohen qartësisht e do të duhet të japin llogari para organeve kompetente nëse kanë dashur të provojnë makinën apo për qëllime të tjera të paligjshme ata që thonë që pajijsja s’ka funksionuar pajisja ka funksionuar se qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtave që lënë votuesit”, tha Celibashi.

Pyetje: Ata që kanë vënë gishtin dy herë do quhet votë e pavlefshme?

Celibashi: E para duhet të shohim sa është në total numri i atyre personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me numrin total të votuesve apo rezultatin e votimit do ketë vlerësim nga KQZ.

Pyetje: Si do të sanksionohen këta persona, e si do bëhet ndarja ta që e kanë bërë për sport apo qëllimisht

Celibashi: Do të duhet të japin shpjegime do hetohen e verifikohet.

Se ka pasur raste e shumica e tyre i përket gjurmës së gishtit të operatorëve, operatorët ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar që s’do kishte problem nëse do e vendosnin gishtin disa herë.

Nëse s’do jenë operatorët do jemi para rastit të një aksidenti teknik pa qëllim për të ndikuar në zgjedhje.

Me siguri absolute mund te themi që në rastet kur dikush tjetër përjashto operatorët më shumë se një herë është i detyruar të japë shpjegime në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo gjë.

Pyetje: Keni ide sa është numri i këtyre personave që kanë tentuar dy herë?

Celibashi: Akoma nuk e kemi

Lealba Pelinku: Materiali i përcillet prokurorisë e do jetë prokuroria që do e hetojë e më pas gjykata për të thënë nëse e ka shkelur apo jo operatori apo votuesi kodin zgjedhor, pjesa më e madhe e të dhënave janë hedhur.

Pyetje: Barkodi e identifikon për kë ka votuar një qytetar?

Celibashi: Në mënyrë kategorike jo, për dy arsye, e para pajisja e identifikimit elektronik nuk shënon radhën e votuesve, nuk i radhit votuesit sipas radhës së votimit, e dyta zgjedhja e fletës së votimit për një votues është edhe ajo rastësore, askush nuk e di ca numri përmban secili prej blloqeve.

Pyetje: Nëse dikush e ka vendosur për sport apo për ta provuar ata mund të thonë e kemi bërë për sport?

Celibashi: Jo, e kanë kuptuar kështu, ndaj një pjesë janë duke u argëtuar në rrjetet sociale me këtë gjë.

Ne e kemi thënë qartësisht, ti je votues ke detyrimin ta vësh gishtin një herë, pse duhet ta vendosin dy herë?

Pyetje: A do ketë ndikim në rezultatin zgjedhor kjo?

Celibashi: Ne do bëjmë kryqëzimet e të dhënave e aty do shikojmë sa është numri personave dhe rrethanat që këta persona e kanë vendosur gishtin më shumë se një herë, ne dimë që në disa raste specifike, operatorët e kanë vendosur më shumë se një herë, duke qenë se në disa raste, aparatura nuk e kanë lexuar shenjën e votuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME