Lajme

KQZ prezanton sot udhëzimin për votimin elektronik në njësinë 10

KQZ prezanton sot udhëzimin për pilotimin e teknologjisë në zgjedhje. Në ekran do të paraqitet fleta e votimit ku do të votojnë qytetarët. Në momentin kur qytetari nuk zgjedh asnjë subject atëherë vota do të printohet dhe bëhet e pavlefshme.

Nëse qytetari do të klikojë tek një nga subjektet zgjedhore ose kandidat I pavarur, më pas do të jetë hapi tjetër që do të votojë dhe kandidatin që I përket këtij subjekti. Pastaj klikon printo votën.

Më pas vota do të hidhet në kutinë e votimit. Ky është vetëm një spot draft pasi ditën e sotme do të ketë një spot përfundimtar që KQZ do ia prezantojë votuesve të njësisë nr 10. KQZ ka vendosur që rezultati I votimit në njësinë 10 të shpallet më 26 prill në orën 08:00 të mëngjesit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: