Lajme

Kremtohet dita e Shën Mërisë/ Në Zvërnec dhjetëra besimtarë dhe emigrantë

Në manastirin e Zvërnecit u kremtua festa e Shën Mërisë, një ditë e rëndësishme në kalendarin ortodoks, kur festohet bashkimi i saj me Jezu Krishtin. Ne Kishën e Shen Merise në Zvërnec festa nisi që në mbrëmje duke mbledhur dhjetëra besimtarë, mes të cilëve edhe të ardhur nga emigracioni për të festuar këtë ditë pranë Kishës dhe familjeve të tyre.

Në meshën e mëngjesit prifti Jani Tereziu u lut edhe për shpëtim nga zjarret apo përmbytjet në rajon e më gjerë. E njohur si pashka e vogël, ky kremtim fetar mbledh edhe shumë kureshtarë turistë të krishterë ose të besimeve të tjera. “Dita e ngjitjes së Zonjës” vazhdon më pas për besimtarët me festime në familjet e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: