Categories Lajme

Krenaria e shkollës/ Historia e Brikenit, autizmi nuk e pengon të jetë mes më të mirëve: Rol dhe në teatër

Autizmi nuk ka qenë pengesë për Brikenin për të shkëlqyer jo vetëm në mësime, por edhe në shfaqje teatrale dhe ekspozita.

“Unë jam djalë guximtar dhe këmbëngul në atë që dua”, tha Briken Hasimi.

Briken Hasimi, është ndër krenaritë e gjimnazit “Qemal Stafa”. Ai është aktiv jo vetëm në orët e mësimit, por angazhohet edhe në aktivitetet sportive e veprimtaritë artistike.

“Brikeni është një nxënës që çdokush do donte ta kishte. Ai është model frymëzimi për t’u ndjekur sepse ka forcë për të ecur përpara”, u shpreh Klodita.

Gjithëpërfshirja në arsim është sfidë e ditëve të sotme, por për Brikenin rrugëtimi shkollor është edhe më i sigurt krah motrës së tij, Borës, e cila njëkohësisht është edhe praktikante për mësuese në lëndën e sociologjisë dhe filozofisë.

“Ndihem më e lehtësuar se e shoh që ka mbështetje nga klasa si dhe mësuesit”, tha Debora Hasimi-motra e Brikenit.

Përveç matematikës që 17-vjeçari has vështirësi, letërsia dhe arti kanë nxjerr në pah talentet e tij. Me mësuese Florindën ai vitin e parë gjatë orëve të mësimit në artin pamor u bë pjesë e shumë ekspozitave,

“Është një djalë shumë këmbëngulës. E do shumë zysha”, deklaroi mësuese Florinda.

Ndërsa këtë vit shkollor në lëndën e teatrit realizoi shfaqjen e parë në Teatrin Metropol.

“U emocionuam shumë. Edhe prindërit qanë kur më panë se i realizova të gjithë skenat!”, tha Brikeni./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME