fbpx
Lajme

Kreu i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola jep dorëheqjen! Më herët u denoncua nga Flamur Çelaj

Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas drejtimit mbi 14 muaj. Ardian Kola është njëherësh drejtues i degës lokale të Partisë Socialiste në Sarandë në mandatin e tij të dytë. Burime për Report Tv mësojnë se dorëheqja, e cila vjen 9 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, lidhet pikërisht me përgatitjet dhe angazhimin total të tij në organizimin e partisë dhe fushatën elektorale me synim fitoren e zgjedhjeve të 2021-shit.

Dorëheqja e tij vjen vetëm pak kohë pasi Flamur Çelaj, ish deputet i LSI, denoncoi live në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv se “Në Sarandë po vidhen pronat publike të bashkisë, le të hetojë SPAK, lidhjet familjare që janë në detyrë në hipotekën e Sarandës. Nëse POFL e famshme është duke hetuar emra, duhet të merremi dhe me familjarët dhe duhet kohë për këtë”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button