Categories Covid-19, Lajme

Kreu i OBSH merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Tedros publikoi një foto nga momenti i vaksinimit, duke shkruar se sot ishte radha e tij për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Ai theksoi se është vaksina po shpëton jetë dhe se është shumë e rëndësishme që ato të shpërndahen në të gjithë botën, edhe në vende që ende nuk ka mbërritur asnjë dozë.

Përmes postimit ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë mundësi për të bërë vaksinën të mos hezitojnë.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i OBSH-së ka ngritur alarmin lidhur me shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

Ai shpesh i ka kërkuar vendeve më të pasura të dhurojnë vaksinat e tyre për vendet me të ardhura më të ulëta në mënyrë që të arrihet imunizimi i tufës. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME