Lajme

Kreu i policisë greke: Teli me të cilin ishte lidhur piloti ishte i shtëpisë, jemi pranë zbardhjes…

Policia greke është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes ku humbi jeten 20-vjeçarja, Caroline Crouch. Shefi i policisë të Atikës juglindore, George Kalliakmanis ka bërë me dije për televizionin Skai, se ende ka shumë pyetje që kanë shqetësuar Policinë prej kohësh.

Përshembull, piloti 32-vjeçar u gjet i mbështjellë me tel, i cili u gjet në shtëpi, çka do të thotë se nuk kishin planifikuar konfrontim me pronarët. Sipas tij, fakti që autorët shkatërruan kamerat dhe u hoqën kartat e kujtesës, ndërsa në të njëjtën kohë lanë celularin pranë pilotit 32-vjeçar, është një pyetje që duhet të marrë përgjigje.

Ndërkohë që deri më tani është bërë me dije se hetimti është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje dhe janë liruar nga burgu i Kretës. Megjithatë ende nuk ka detaje për identitetet e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close