Categories Lajme

Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve/ Pyje të hipotekuara, një pasuri kombëtare me zë kadastralë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi lajmëroi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, që sipas tij përkon me ndryshimin e legjislacionit për pyjet, duke sjellë një menaxhim të ri dhe administrim sipas politikave të reja për pyjet.

Në një takim të mbajtur në ambientet e hapura te ish-pyjorja e Alliasit në Tiranë, Klosi u shpreh se pyjet kombëtare janë nën administrim të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, ndërsa ato lokale nën administrimin e bashkive. Ndaj, sipas tij, kërkohet një koordimin dhe politika të përbashkëta për administrimin e tyre, duke nxjerrë të nevojshme krijimin e kësaj agjencie.

“Ndamë, në mënyrë të hartuar qartë në ligj përgjegjësitë që ka pushteti vendor dhe pushteti qendror, ndamë përgjegjësitë për sa i përket kontrollit të pyjeve dhe tashmë prerja e pyjeve është një përgjegjësi dhe kontrolli të drejtpërdrejtë të atyre që kontrollojnë zbatimin e ligjit në Shqipëri, forcave tona të rendit, Policisë së Shtetit e cila siç duhet të penalizojë një njeri që thyen një dyqan apo përpiqet të bëjë një vepër penale të çfarëdolloj, po ashtu vepër penale kemi bërë dhe prerjen, duke kërkuar që sidomos në zonat e mbrojtura dëmtimi i pyjeve të mos jetë më një vepër administrative, por të jetë një vepër penale. Por realisht a ia kemi dalë që me këto që kemi bërë të përmirësojmë situatën në terren? Unë mendoj që jemi shumë larg asaj çfarë duhet të realizojmë, të gjithë mënyrës sesi menaxhohen pyjet në Shqipëri. Por ama i takon këtij institucioni, që tashmë nuk është më që menaxhon pasurinë pyjore në realitet në terren, por ama që duhet të ndjekë çdo ditë politikat e pyjeve’’, tha Klosi.

Ministri theksoi se, “me projektin e Bankës Botërore është përfunduar data-baze i parë i pyjeve, hipotekimin i të gjithë pyjeve pasuri të pushtetit lokal dhe si një zë kadastral, si një pasuri e cila realisht edhe me hipotekë i jepet bashkive, do të kërkojmë nëpërmjet këtij institucioni, të qartësojmë politikat për mbrojtjen e pyjeve dhe politikat që kanë të bëjnë me shkencën e pyjeve”.

“Të mos harrojmë që pyjet përbëjnë 50-60 për qind të gjithë territorit të vendit. Është një pasuri e madhe që kudo në vend shndërrohet në ekonomi, shndërrohet në para, shndërrohet në mirëqenie, shndërrohet në bujqësi. Ne akoma e konsiderojmë si një gjë që Zoti e ka krijuar dhe është aty, sepse është frymë e Zotit, por kemi folur për më kryesoren që të bëjmë një organ për të shtuar numrin e studentëve që regjistrohen në Fakultetin e Pyjeve. Po ashtu ka shumë nevojë edhe për teknikë pyjesh dhe prandaj do të duhet që shkollat e arsimit profesional të menaxhojnë shumë më tepër këtë dimension të ri. Të gjitha këto detyra së bashku me detyrat e tjera institucionale janë punët e përgjegjësitë e institucionit të ri që u krijua. Pra, institucioni i ri nuk krijohet vetëm si një kërkesë e ligjit, por krijohet si një kërkesë e realitetit që do të duhet të ndryshojë të gjithë atë që njerëzit mendojnë dhe duhet të kërkojnë nga pyjet”, u shpreh Klosi.

Ndërkohë moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, ka bërë që pyjet të mos shfrytëzohen më për industri, duke u dhënë mundësi pyjeve të rigjenerohen. Sipas ministrit Klosi, institucioni që ai drejton, ka ndërmarrë këto vite dhe nismën për mbjelljen e 20 milionë pemëve deri në vitin 2020, Clean Green 2020 dhe sipas tij, kjo nismë do të vazhdohet si me pyllëzime, dhe me mbjelljen e druve frutorë, duke ndihmuar ekonominë e familjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME