Lajme

Krijoi platformën mësimore që ndihmoi nxënësit gjatë pandemisë, Universiteti i Harvardit promovon të riun Dean Çelaj dhe i zbulon objektivin për të ardhmen

Universiteti i Harvardit ka promovuar në rrjete sociale studentin shqiptar Dean Çelaj. 24-vjeçari ishte krijuesi i platformës Akademi.al, e cila ishte një ndihmë e madhe për familjet shqiptare e nxënësit gjatë muajve të parë të pandemisë. Siç theksohet në statusin e universitetit prestigjioz në rrjete sociale, platforma tanimë përdoret nga mbi 500 mijë studentë, 1.300 shkolla dhe në të janë ngarkuar 20.000 video mësimore në gjuhën shqipe.

“Vetëm në 12 muaj ne krijuam rreth 13.000 video mësimesh të cilat janë falas për t’u parë nga kushdo. 91% e studentëve në Shqipëri përdornin platformën e krijuar prej meje gjatë pandemisë. Vendosa të heq dorë nga të gjitha tarifat e ta bëj këtë gjë plotësisht falas, për studentët, shkollat dhe mësuesit. Për këtë, unë mora një çmim nga KE, e quajtur ‘Evropianët që bëjnë ndryshimin’”, shprehet Çelaj.

Objektivi i Çelajt, është që pas diplomimit, të implementojë një platformë të ngjashme si Akademi.al në shumë vende të botës, për të ndihmuar kështu studentët dhe lehtësuar punën e mësuesve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: