Categories Kuriozitete, Lajme

Krilla me çafkë, shpendi më i ri në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Një lloj i ri shpendi për Shqipërinë, krilla me çafkë apo zonja krillë (Anthropoides virgo), u vrojtua ditët e fundit pranë kufijve veriorë të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ky shpend u vrojtua nga gazetari dhe kundruesi i shpendëve, Louis Seiller më 16 maj. “Falënderojmë Louis Seiller për ndarjen me ne të këtij vrojtimi tepër interesant që e rrit listën e shpendëve të Shqipërisë me një lloj dhe një gjini të re, duke i çuar përkatësisht në 363 lloje dhe 197 gjini”, – bën të ditur “Shpendët e Shqipërisë”.

Hapësira më e afërt e folezimit të këtij lloji me vendin tonë është skaji veri-lindor i Detit të Zi, më tej kjo hapësirë shtrihet në të gjithë Azinë Qendrore dhe në një pjesë të Azisë Lindore.

Ky lloj dimëron në gadishullin Indian dhe në disa vende të Afrikës sikurse janë Etiopia, Sudani, Sudani i Jugut dhe Çadi. Gjatë shtegtimit, shihet në të gjitha vendet që lagen nga Deti i Zi, si dhe padyshim në Lindjen e Mesme dhe sërish në hapësirat jugore midis zonave të folezimit dhe gadishullit Indian.

“Këtu kemi të bëjmë me një individ të arrirë që ka ndaluar në vendin tonë gjatë shtegtimit drejt hapësirave të folezimit, jo krejtësisht rastësisht në një zonë ku harmonia, larmia e habitateve dhe harmonia e përdorimit të tyre është e admirueshme. Kjo mëshirohet veçanërisht në praktikimin e bujqësisë pothuajse organike (pa kimikate) dhe me një diversitet të lartë të kulturave të kultivuara”, – shprehet “Shpendët e Shqipërisë”.

Ky shpend njihet si fatsjellës në shumicën e vendeve në të cilat haset dhe shpresojmë që ardhja e tij të sjellë fat për ruajtjen e natyrës sonë, që është një prej krenarive dhe pasurive më të mëdha kombëtare dhe përbën një prej copëzave më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore të Europës.

“Shpresojmë shumë, që shfaqja e këtij shpendi, të sjellë fat për mënjanimin e planeve të betonizimit të zonave të mbrojtura, xhevahireve të natyrës sonë, të Europës dhe mbarë botës”, thekson “Shpendët e Shqipërisë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME